Detajet/ Konflikti i hershëm degradoi në përdorimin e armës së zjarrit, si ndodhi vrasja në Memaliaj, vëllai i autorit i plagosur me 4 plumba
Një 17-vjeçar ka humbur jetën në Sarandë, pasi është zënë poshtë nga ashensori i klubit ku punonte.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nr. 1″, rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm.
Kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit është këputur, dhe për pasojë ashensori ka zënë 17-vjeçarin Antonio Delilaj, duke i marrë jetën. Viktima punonte si ndihmës kamarier në këtë lokal.
Policia e Sarandës ka vënë në pranga shtetasin Lulëzim Allkushi, 43 vjeç, si dhe shpallën në kërkim pronarin e klubit Spiro Iljadhi, 37 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e pronarit të lokalit.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Top Channel