Nga viktimë në e akuzuar: Federata spanjolle e Futbollit (RFEF) kërcënoi me veprime ligjore kundër futbollistes së kombëtares, Jennifer Hermoso, e cila pohoi me herët se puthja në buzë që i dha presidenti i Federatës, Luis Rubiales, gjatë Kupës së Botës nuk ishte konsensuale.
Pamjet në fakt, nuk e tregonin një gjë të tillë. Përmes një deklarate të publikuar të shtunën, RFEF insistoi se Rubiales nuk gënjeu kur ai deklaroi gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Federatës një ditë më parë se puthja ishte konsensuale. Incidenti ndodhi në Sidnej pasi Spanja fitoi Kupën e Botës, duke mposhtur Anglinë në finale.
Rubiales pretendonte se futbollistja e ka ngritur në ajër atë. Federata, përveç njoftimit, publikoi edhe katër fotografi të incidentit për të dëshmuar se Hermoso e kishte bërë vërtet një gjë të tillë. Fotografitë ekspozojnë “gënjeshtrat” që janë shpërndarë “në emër të vet futbollistes”, të RFEF-së dhe Rubiales do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj tyre”, thuhet në deklaratë.
Pas incidentit, Rubiales refuzoi të jepte dorëheqjen. Trupi udhëheqës i Federatës i ka nisur tashmë hetimet për këtë cështje. Ekipi i grave në futboll sakaq ka thënë se nuk do të luajë nëse nuk ndryshohet lidershipi i Federatës. Kryeministrja në detyrë e Spanjës, Teresa Ribera, i ka thënë agjencisë së lajmeve Europa Press se Qeveria do të bëjë gjithçka që Rubiales të japë dorëheqje ose të shkarkohet nga drejtimi i Federatës së Futbollit.
Top Channel