
Foto/ Dora e nxirë e Donald Trump bën xhiron e rrjetit, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të Presidentit amerikan
25/08 22:49
Një person ka vdekur pas shpërthimit në një pikë karburanti në Bukuresht të Rumanisë më 26 gusht.
Për shkak të zjarrit të madh, zyrtarët kanë zbatuar protokollin emergjent dhe u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg zonës.
Tetë persona kanë pësuar lëndime nga zjarri dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Ministri rumun i Shëndetësisë, Alexandru Rafila, konfirmoi se një person ka vdekur dhe tha se mund të jetë edhe një viktimë tjetër.
Si pasojë e shpërthimit, autoritetet kanë evakuuar banorët që jetojnë në shtëpitë private pranë pikës së karburanteve.
Kryetari i Bukureshtit, Peter Florentin, tha për transmetuesin Digi24 se një shtëpi private është përfshirë nga zjarri.
Top Channel