“Lufta e yjeve”, NASA “sfidon” Indinë e Rusinë: Lëshon 4 kozmonautë nga 4 shtete!

26/08/2023 14:32

Katër astronautë – që përfaqësojnë katër kombe dhe agjenci hapësinore në të gjithë globin – u nisën me një raketë SpaceX drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, ​​për fillimin e një misioni atje që pritet të zgjasë më shumë se gjashtë muaj.

Ekuipazhi udhëton me kapsulën SpaceX Crew Dragon Endurance në mision, të quajtur Crew-7. Anija kozmike u nis në majë të një rakete SpaceX Falcon 9 nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida.

Katër astronautët përfshijnë Jasmin Moghbeli e NASA-s, e cila po shërben si komandante misioni; danezin Andreas Mogensen që përfaqëson Agjencinë Europiane të Hapësirës; Satoshi Furukawa i Agjencisë Japoneze të Kërkimit hapësinor dhe kozmonautin rus Konstantin Borisov i Roscosmos.

Pas mbërritjes në orbitë, kapsula e Crew Dragon u shkëput nga raketa Falcon 9, duke vazhduar udhëtimin e vetme. Asaj do t`i duhet të kalojë më shumë se 24 orë duke manovruar me kujdes drejt stacionit hapësinor, i cili orbiton rreth 420 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës.

Lëshimi vjen vetëm pak ditë pas tentativës së dështuar të Rusisë për të zbritur në Polin Jugor të Hënës dhe suksesit të anijes kozmike Chandrayaan-3 që arriti të prekete sipërfaqen e kësaj pjese të satelitit të vetëm natyror të Tokës në 23 gusht.

Arsyeja përse po i kushtohet kaq shumë vëmendje polit jugor të Hënës është se përmes misioneve atje, shpresohet të shtohet informacionet mbi ujin e ngrirë, që mund të jetë potencialisht, një prej burimeve më të vlefshme të Hënës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA