Një grusht shteti në vitin 1980 kishte si qëllim përmbysjen e qeverisë së Abdolhassan Banisadr.
Një gjykatë në Teheran ka vendosur sot se SHBA duhet të paguajë $330 milionë dëmshpërblim ndaj të mbijetuarve dhe viktimave të grushtit të shtetit ‘Nojeh’ në vitin 1980 që kërkonte përmbysjen e qeverisë iraniane.
Në vendim gjykata akuzonte SHBA për “orkestrim dhe ekzekutim” të grushtit të dështuar të shtetit dhe i bënte thirrje Uashingtonit të paguante dëmshpërblim, njoftonte agjencia vendase e lajmeve.
Verdikti vjen në përgjigje të padisë nga familjet e viktimave dhe të mbijetuarve kundër SHBA dhe shtatë të akuzarve të tjerë.
Gjykata tha se pas “analizës së kujdesshme dhe ekzaminimit të dokumenteve, vendosi se SHBA duhet të paguajë $30 milionë dëmshpërblim material dhe moral, si dhe $300 milionë në dëmshpërblim punitiv.”
Grushtii shtetit i korrikut 1980, një vit pas revolucionit iranian që përmbysi regjimin e Pahlavi kishte si qëllim përmbysjen e qeverisë së ish-presidentit Abdolhassan Banisadr.
Grushti i shtetit u krye nga 9 deri në 10 korrik 1980, nga qindra ushtarakë besnikë të Pahlavi dhe kryeministrit të tij Shapour Bakhtiar, që më në fund u abortua.
Sulmi ishte planifikuar në bazën ajrore Nojeh pranë Kabudrahang në provincën perëndimore të Hamedan.
Në korrik 2017 autoritetet iraniane thanë se SHBA ka pasur “rol kyç” në planifikimin dhe ekzekutimin e puçit të 1980, duke cituar si prova dokumente dhe dëshminë e një piloti që kishte bashkëpunuar me komplotistët.
Top Channel