Aksident i rëndë në Itali/ Furgoni i kampingut përplaset ‘kokë më kokë’ me një autobus, gjashtë të vdekur dhe 27 të plagosur
Qeveria franceze tha sot se ka caktuar 200 milionë euro për të blerë dhe shkatërruar verën e tepruar në tregje, dhe për të mbështetur prodhuesit.
Zyrtaret thonin se lëvizja vjen mes rënies së kërkesës pasi sipas tyre “njerëzit po pijnë më shumë birrë”, teksa mbiprodhimi dhe rritja e kostove të jetesës ka goditur industrinë.
Shumë nga €200 milionët do të përdoren për të blerë verën e mbetur stok dhe më pas për shndërrimin e alkooli të saj në përdorim të produkteve pastruese apo aromatike.
Ata shtonin se për arsye të mbiprodhimit, një pjesë e parave do të përdoren për të bindur prodhuesit të ndryshojnë profilin e punës si për shembull të kalojnë në rritjen e ullinjve.
Duke injektuar paratë në këtë industria zyrtarët thanë se kërkonin të ndalonin “rënien e mëtejshme të çmimeve të verës, në mënyrë që prodhuesit të gjejnë përsëri rrugën e fitimeve”, sipas ministrit të bujqësisë Marc Fesneau.
Fondi fillestar evropian për cështjen ishte €160 milionë që më pas u shtua nga qeveria në €200mln por gjithsesi qeveritarët thanë se “kjo industri duhet të shikojë përpara, drejt ndryshimit të konsumatorëve … dhe përshtatjes”.
Komisioni Evropian ka thënë se sivjet deri në qershor shifrat tregojnë së konsumi i verës në bllok ka rënë me 7% në Itali, 10% në Spanjë, 15% in Francë, 22% në Gjermani e 34% në Portugali, edhe pse prodhimi në BE është rritur me një mesatare totale prej 4%, që është dhe zona më e madhe prodhuese e verës në botë.
Top Channel