Vala e dytë e të nxehtit që po shoqëron vendin tonë  po sjell pasoja në shëndetin e njerëzve. Në një vëzhgim që Top Channel bëri në urgjencën e spitalit të Lushnjes, numri i personave të cilët paraqiten shkon në 150 në ditë.

Mjeku neurolog Ramazan Doko thekson se temperaturat e larta kanë sjell dhe një shtim të rasteve me sëmundje neurologjike siç janë dhimbja e kokës, paralizë e  marje mendesh.

“Vetëm dy javët e fundit janë shtuar pacientët që kanë pësuar paraliza ku më të prekur janë mosha e tretë të cilët nuk zbatojne këshillat e mjekut për të mos dalë në pikun e temperaturave”- tha mjeku neurolog Ramazan Doko.

Në urgjencë gjatë javës janë paraqitur pacientë me temperaturë shumë të lartë.

“Të sëmurët kanë ardhur në urgjence me temperatura deri në 42 gradë ku fatkeqësisht ka pas dhe raste fatale me vdekje te te sëmurët kronike”.

Mjeku apelon që qytetarët të evitojnë daljet në diell në orët e pikut dhe të këshillohen me mjekun e familjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA