Zjarret në Greqi që dogjën dhjetëra mijëra hektarë tokë vetëm në verilindje, regjistrohet si zjarri më i madh dhe më i keq i ndodhur ndër vite në vendet evropiane sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike “Copernicus” i mbështetur nga BE.

Në një postim në platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter, Copernicus tha se zjarri në Greqinë verilindore që filloi të shtunën pranë qytetit të Alexandroupoli në Greqinë verilindore ishte “më i madhi i regjistruar në tokën evropiane në vite“, duke djegur gjithsej 72,344 hektarë deri tani.

Greqia po kalon vitin më të vështirë, për sa i përket kushteve klimatike, në historinë e regjistrimit dhe mbledhjes së të dhënave meteorologjike”, tha zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis në një konferencë për shtyp.

Ekipet e zjarrfikësve luftuan me 517 zjarre që kishin shpërthyer në të gjithë Greqinë që nga e premtja e kaluar, të nxitura nga temperaturat e larta dhe në disa raste nga erërat e forta, tha Marinakis.

Ndërsa zjarret e verës janë të zakonshme në Greqi, qeveria thotë se kushtet, të cilat shkencëtarët i lidhin me ndryshimet klimatike i kanë bërë ato më intensive këtë vit.

“Është kombinimi i temperaturave të larta, thatësirës dhe erërave që për fat të keq krijojnë kushtet ideale për zjarret që të bëhen ekstreme,” tha Marinakis.

Burimi: Reuters

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA