Kryeministri Edi Rama i bëri një minibilanc asaj çfarë ka prodhuar turizmi deri më tani.

“Tejkaluam aeroportin e beoggradit. Kemi shumë kapacitete. Vlora do të menaxhohet aeroporti Frankfurtit.”– tha Rama.

Konferenca për shtyp e kryeministrit preku edhe çështje të tjera siç është ajo e ndryshimeve në qeveri. Edi Rama la të kuptohet se do të ndryshimet do të ndodhin gjatë asamblesë socialiste që mblidhet së shpejti. Hodhi poshtë tezat për zgjedhje të parakohshme.

Përballë presionit të shtuar të Athinës për çështjen Beleri Edi Rama nuk ka ndërmend të bëjë pas.

“Drejtësia e re në Shqipëri duhet të bëj e pa trazuar detyrën e saj. Asnjë lloj interference nuk do të gjej mirëkuptimin tonë. Ne nuk komentojë drejtësinë. Presim të zbatojnë ligjin. Nuk ka shans sa të jem unë këtu presioni mbi drejtësinë e re të ushtrohet e funksionojë duke kaluar përmes kërcënimeve apo insinuatave. Kjo drejtësi që i duhet Shqipërisë.”- tha Rama.

Të arrestuarit socialistë nga SPAK i quajti një minorancë brenda forcës së tij politike.

“Socialistë janë 1 milion. Të implikuarit shumë më pak se socialistët dhe asgjë me fuqinë e PS.”– tha Rama.

Kryeministri e mbrojti koncesionin e sterilizmit por u distancua nga të vënit nën akuzë për korrupsion.

“Sterilizimi një prej punëve të bukura. Shkoni pyesni mjekët. Më kanë pyetur mjekët nëse kontrata do  Ne kemi ndryshuar Shëndëtësinë shqiptare në hallkën më delikate në hyrje të trupit të njeriut. Nëse individë të caktuar kanë hyr në gjynah do të paguajnë.”

Për problemet me sistemin e ri të kadastrës Edi Rama dha këtë përgjigje.

“Sistemi punon, bëjnë stimulime. Jemi në fazën kur sistemi duhet të mësohet kush e përdor dhe duhet të kapërcejë presionin negativ të atyre që kanë humbur pushtetin mbi kadastrën.  30% e aplikimeve të noterëve bëhen gabim. Sistemit nuk i futesh mik. O duhet ta bësh si duhet ose s’ta pranon. Operacion masit trajtimit të aplikimeve të mbetura. Kthim përgjigje për prapambetjet.“- tha ai.

Kryeministri inkurajoi SPAK-un në hetimin e inceneratorëve.

“Deri në fund SPAK ti nxjerrë ujin e zi. Ai ujë i zi nuk e bën nul punën kolosale kur këto nisma Tirana, Elbasani edhe fieri janë sot ndryshe. Nuk duhet hedhur bebeja me ujin e ndodhur. Hidhet uji ndodhur. Bebeja rritet.”

Top Channel