Shitësi i helmit vetëvrasës rrezikon 14 vite burg/ 88 vdekje në Britani lidhen me autorin 57-vjeçar

25/08/2023 18:42

Dhjetëra persona në Britaninë e Madhe vdiqën pasi blenë një substancë helmuese nga një shitës në Kanada, i cili akuzohet se ka ndihmuar njerëzit që të kryejnë vetëvrasje.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) nuk mundi të konfirmojë se kimikati ishte shkaku i drejtpërdrejtë i 88 vdekjeve, por ka nisur një hetim penal, sipas BBC.

Policia britanike ka bërë vizita sociale në qindra adresa për të gjurmuar blerësit në të gjithë Britaninë. Kenneth Law u arrestua në Toronto në maj, i akuzuar për ndihmë në vetëvrasje.

57-vjeçari mendohet se ka drejtuar një sërë faqesh interneti që shesin pajisje për të ndihmuar vetëvrasjen.

Autoritetet kanadeze besojnë se ai dërgoi 1200 pako për klientët në më shumë se 40 vende, megjithëse nuk dihet se sa prej tyre përfshinin substancën helmuese. BBC News nuk e përmend kimikatin që supozohet se është shitur nga Law.

Policia Rajonale e Peel tha se filloi hetimin e rastit në prill pas vdekjes së papritur të një të rrituri në zonën e Torontos.

Lidhjet e supozuara midis zotit Law dhe vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar u shfaqën fillimisht në një hetim të fshehtë nga The Times në të njëjtin muaj. Që nga arrestimi i Law, forcat e policisë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar kanë bërë kontrolle të për të gjithë ata që kanë porositur substancën.

NCA, e cila po koordinonte kontrollet, tha se 272 persona në Mbretërinë e Bashkuar ishin identifikuar si blerës nga Laë gjatë një periudhe dyvjeçare. NCA thotë se 88 prej tyre vdiqën më vonë, por në këtë fazë nuk ka lidhje të konfirmuara midis artikujve të blerë nga faqet e internetit dhe shkakut të vdekjes.

Tom Parfett, nga Maidenhead, ishte 22 vjeç kur i dha fund jetës së tij në tetor të vitit 2021 pasi bleu kimikatin nga Mr Law. Law, i cili është në paraburgim, do të paraqitet sërish në gjykatë në fund të këtij muaji.

Sipas kodit penal të vendit, këshillimi ose ndihma e një personi për të kryer vetëvrasje mund të rezultojë në një dënim prej 14 vitesh burg.

Top Channel