Korea e Veriut për vendimin e Japonisë mbi Fukushimën: Krim kundër njerëzimit (fotot)

25/08/2023 15:42

Korea e Veriut ka dënuar ashpër sot vendimin e Japonisë për shkarkimin në det të mbetjeve të impjantit bërthamor të Fukushimës duke e quajtur “krim dhe tallje” me komunitetin ndërkombëtar.

Duke dënuar Japoninë për “manipulim” të komunitetit rajonal, Peniani bënte thirrje që Tokio të ndalojë menjëherë lëshimin e ujit radioaktiv nga impjanti i dëmtuar i Fukushimës.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Penianit tha: “Është e pamohueshme që lëshimi në det i sasive të mëdha të ujti të kontaminuar është një akt jo-etik për shkatërrimin mjedisit gjeo-ekologjik dhe që kërcënon vetë ekzistencën e njerëzimit”, shkruante agjencia shtetërore KCNA.

Japonia njoftoi të enjten se do të lëshojë në det ujërat e kontaminuara të impjantit të dëmtuar duke thene se ka marre lejen perkatese, megjithë kundërshtimin e komunitetit ndërkombëtar.

“Japonia po gënjen dhe manipulon komunitetin ndërkombëtar duke pretenduar se uji është trajtuar me filtra pasi është verifikuar se uji ende mban sasi të mëdha përmbajtjeje radioaktive”, tha zëdhënësi.

Ai shtonte se uji “… është shkencërisht i verifikuar të përmbajë nklide radioaktive si cesium, strontium, rutenium e tritium.”

Në fazën e parë, operatorët e impjantit kanë njoftuar se do të lëshojnë 7,800 ton ujë të trajtuar në 17 ditë radhazi, shkruan rrjeti Anadolu.

Ka rreth 1.3 milionë ton ujë të mbetur për të cilat impjanti thotë se nuk ka më hapësirë depozitimi çka e detyron ta lëshojë në oqean.

FOTO GALERI
1/3
Duke dënuar Japoninë për "manipulim" të komunitetit rajonal, Peniani bënte thirrje që Tokio të ndalojë menjëherë lëshimin e ujit radioaktiv

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA