Pas neutralizimit të vatrave në malin Shpirag, flakët janë përhapur në një zonë tjetër në Berat.

Zjarri ka përfshirë kodrat pranë liqenit të fshatit Mbreshtan. Era e fortë po përhap me shpejtësi flakët, ndërkohë që në vatrën pranë liqenit janë dislokuar forcat e ushtrisë dhe policisë.

Më herët, u vu nën kontroll zjarri në malin Shpirag. Flakët që nisën mbrëmjen e kaluar, u neutralizuan pas ndërhyrjes nga toka dhe nga ajri me helikopterin Cougar. Vatrat rrezikuan fshatin Starovë dhe Ramanic, ndërsa vetë banorë u përfshinë në aksionin për shuarjen e zjarrit.

Për fikjen e zjarrit po kryet dhe ndërhyrje me helikopter, ndërsa errësira e ka vështirësuar ndërhyrjen e cila vijon ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA