Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga beteja e zjarrfiksëve shqiptar me flakët e ferrit në Greqi, për t’i ardhur në ndihmë vendit fqinj gjatë emergjencës kombëtare me zjarret.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama shkruan se forcat shqiptare të zjarrfikseve janë angazhuar maksimalisht në një nga zonat më të prekura për shuarjen e flakëve.
“Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi, janë maksimalisht të angazhuar në operacionin e shuarjes së flakëve në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë e madhe që ka goditur fqinjët këtë sezon të nxehtë”- shkruan Rama.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se efektivët shqiptar janë angazhuar maksimalisht dhe po punojnë pa asnjë ndërprerje në terrenin e vështirë prej afro 12 orësh, për vënien nën kontroll të flakëve.
“Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi janë maksimalisht të angazhuar, në operacionin e shuarjes së flakëve.
Ata po punojnë pa asnjë ndërprerje në terrenin e vështirë dhe siperfaqet e mëdha të djegura prej afro 12 orësh. Misioni i tyre përqëndrohet më shumë në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë.
Me vendosmëri dhe profesionalizëm të lartë, efektivët tanë po tregojnë një shembull të jashtëzakonshëm të përkushtimit në ndihmë të fqinjit tonë jugor në këto kohë të vështira”- thuhej në njoftimin e Mbrojtjes.
Top Channel