Radhë kilometrike në Kakavijë, qytetarët që kthehen në Shqipëri bllokohen në temperatura të larta, pala greke punon me ritme të ngadalta
Albert Halilaj është kandidati me të cilin socialistët synojnë të marrin sërish drejtimin e bashkisë së Kukësit.
Për këto zgjedhje, forcat politike kanë afat regjistrimi deri në datën 1 shtator ndërsa kandidatët deri më 8 Shtator.
Ndërkohë, demokratët ende nuk kanë zgjedhur më kë do të garojnë. Këtë të diel, do të mbahen primaret, pasi Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha ka propozuar 10 kandidatura.
Zgjedhjet e reja do të zhvillohen në 24 shtator, pasi ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici u arrestua para disa javësh me kërkesë të SPAK, pasi ai ishte vënë nën hetim në momentin e publikimit të një videoje intime të tij me një vajzë në ambientet e zyrës në bashki.
Gjici dyshohet se po kryente korrupsion me një tender dhe pas verifikimeve në bashkinë e Kukësit. Pas publikimit të videos, Safet Gjici dha dorëheqjen nga detyra duke thënë se ishte pre e një kurthi dhe se ishte treguar mendjelehtë ndërsa kishte patur një lidhje intime me vajzën që u shfaq në video.
Safet Gjici sapo kishte fituar zgjedhjet lokale më 14 maj dhe priste që të rimerrte zyrtarisht detyrën në krye të bashkisë. Pas shkarkimit nga detyra vendin e tij e ka zënë nënkryetari Granit Gjana.
Top Channel