U godit me sende të forta në kokë gjatë një konflikti në Korçë, 34-vjeçari përfundon në spital/ Arrestohet autori

24/08/2023 08:10

Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti në Korçë rreth orës 03:05 të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 15 në Korçë në ambientet e një lokali, ku 34-vjeçari D. K ishte i shoqëruar me vëllain e tij. Ai është përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, me një 18-vjeçar dhe ka përfunduar i plagosur në kokë, ku është goditur me sende të forta.

18-vjeçari është arrestuar ndërsa 34-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA