Turistët e sezonit të aksidenteve/ Nga fillimi i vitit humbën jetën 11 vetë, u arrestuan shumë të tjerë

24/08/2023 15:07

Aksidenti tragjik i shkaktuar nga një i mitur që i mori jetën 2 turistëve italianë, fatkeqësisht nuk është i vetmi i shënuar në vendin tonë gjatë këtij viti.

Në rrethana të ndryshme 11 turistë kanë humbur jetë në shqipëri. 3 prej tyre kanë humbur jetën të përfshirë në aksidente rrugore, por nuk kanë munguar as incidentet ftale te ndodhura në destinacionet turistike malore apo në kanione.

Më 9 maj 2 turiste një belge dhe një francize humbën jetën  në valbonë ndërsa në kanionin e Osumit dhe Langaricës përkatësisht më 11 maj dhe 31 mars mbetën të mbytur 2 turistë një holandez dhe një gjerman.

Të tjerë turistë kanë mbetur të bllokuar në det apo në zonat malore por fal ndërhyrjes në kohë të policisë ata janë shpëtuar siç ishte rasti I 15 gushtit kur u shpëtuan 2 turiste francezë.

Në ndryshim nga vitet e kaluara sivjet turistët janë përfshirë edhe në vepra penale, kryesisht në shpërndarje droge. Nisur nga të dhenat e policisë së shtetit në bregdet duke shperndarë drogë janë arrestuar 10 turistë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA