Publikohet traileri i parë i “Superpower”, dokumentari i Sean Penn për luftën në Ukrainë, i bashkëdrejtuar nga Penn dhe Aaron Kaufman.
Traileri tregon se si Penn u ‘zu në befasi’ nga pushtimi, pasi kishte synuar të bënte një film për udhëtimin e Volodymyr Zelenskyt nga aktori komik për t’u bërë president i vendit. “Superpower” (në shqip “Superfuqia”) përfshin skenat me Zelensky në Kiev, kur bombat e para u hodhën në qytet nga forcat ruse në shkurt 2022.
“Ne jemi thjesht njerëz të zakonshëm që duam të jetojnë në vendin tonë”- i thotë Zelensky Penn gjatë një bisede në bunkerin e tij.
Penn dhe ekipi i tij bënë shtatë udhëtime në Ukrainë për të xhiruar filmin, dhe diskutuan gjerësisht për konfliktin. Uniteti që ai dëshmoi, i thotë ai komentatorit konservator amerikan Sean Hannity, “të bën të kuptosh se çfarë kemi humbur”.
“Superpower” i bën jehonë Zelensky, i cili i thotë Penn: “Ne kemi nevojë që amerikanët të kuptojnë çmimin që duhet të paguajmë për të qenë të lirë”.
Filmi është pozicionuar tek optimizmi i presidentit ukrainas, të cilin Penn e përshkruan si “mishërimin e [një] shprese” që ai kishte kërkuar.
Fabula zyrtare e dokumentarit “Superfuqia” e quan Zelenskyn “udhëheqësin më perfekt të kohës së luftës së epokës moderne”, duke shtuar, “ky aktor i dikurshëm i kthyer në president po e udhëheq vendin e tij në konflikt me një superfuqi bërthamore, duke u shndërruar në një qendër të historisë. Mes momenteve të mendjelehtësisë, frymëzimit dhe rrëfimeve në terren, filmi tregon se superfuqia e Ukrainës qëndron në forcën e liderit, popullit të saj dhe në fund të fundit në zemrën e saj.”
Penn gjithashtu flet me veteranët nga pushtimi rus i Krimesë në vitin 2014, e veja e një burri që vdiq në Maidan, si dhe me fëmijë, mësues, njerëz që kanë humbur shtëpitë e tyre, muzikantë dhe politikanë. Ai gjithashtu flet me ata që i nënshtrohen trajnimit ushtarak, duke përfshirë edhe rekrutet e reja femra.
Nëntorin e kaluar, Penn i huazoi një çmim Oscar Zelenskiy-t, duke thënë se nuk përfaqësonte asgjë më shumë sesa “një simbolikë” dhe i kërkoi atij që t’ia kthente pasi Ukraina të kishte triumfuar.
Penn, 63 vjeç, ka fituar çmimet e Akademisë për aktrimin në “Mystic River and Milk”, ka drejtuar pesë filma të mëparshëm, si dhe ka publikuar një roman. Ai është një nga aktivistët më të shquar të Hollivudit: ai ka folur kundër presidentëve, përfshirë George W Bush dhe Donald Trump dhe ka ndihmuar në dhënien e ndihmës për viktimat e uraganit Katrina dhe tërmetit të Haitit të vitit 2010.
Superpower do të shfaqet premierë më 18 shtator në Paramount+.
Top Channel