SHBA: Përplasja e avionit të Prigozhin ishte shkaktuar qëllimisht nga shpërthimi

24/08/2023 20:44

Zyrtarët amerikan besojnë se përplasja e avionit që mendohet se ka vrarë Shefin e Ëagner, Yevgeny Prigozhin ishte shkaktuar qëllimisht nga një shpërthim.

Një vlerësim paraprak i inteligjencës amerikane zbuloi se avioni ishte rrëzuar qëllimisht, thanë zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë.

Një nga zyrtarët tha në mënyrë anonime për AP se shpërthimi ishte në përputhje me “historinë e gjatë të Vladimir Putinit të përpjekjes për të mbyllur gojën kritikëve të tij”.

Zyrtarët nuk dhanë detaje të mëtejshme se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Top Channel