Dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 65-vjerçari në Fushë-Arrëz
24/08/2023 15:20
Një 65-vjeçar ka nderruar jetë në Fushe – Arrez, pasi ka rënë në kontakt me energjine elektrike.
Rreth orës 14:15, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Arst, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit V. N., 65 vjeç, aktualisht banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën për shkak se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Sipas informacioneve paraprake viktima me inicialet V.N jetonte i vetëm.
Policia dhe autoritetet ndodhen në vendngjarje ku po hetohen rrethanat e aksidentit.
Top Channel