Foto ilustruese

Një 39-vjeçar është arrestuar në Patos të Fierit pasi përshtati lokalin për shitje të dozave të kokainës.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se pas një hetimi disamujor, të kryer nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet operacionale të DVP Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, është arrestuar shtetasi E. F., banues në Margëlliç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në lokalin në pronësi të 39-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 298 doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, një sasi të konsiderueshme perzirësish për këtë lëndë, një peshore elektronike, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave të lëndës narkotike, 1 këllëf pistolete dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA