Elon Musk do të padisë OJQ-të e Soros për ‘dhunim të lirisë së fjalës’ (fotot)

24/08/2023 16:17

Elon Musk ka thënë se do të padisë Fondacionet Shoqëri e Hapur te influencuesit global George Soros për të ndaluar fushatat e tyre globale që ai quante “dhunim i lirisë së fjalës”, shkruan rrjeti Report.

Në një postim në rrjetin e tij X (më parë i njohur si Twitter), Musk shkruante: “Pikërisht, rrjeti X do të ngrejë padi ligjore për të ndaluar këtë. Mezi prej që të nisin zbulimet!”.

Komentet e vinin në mbështetje të një artikulli nga gazetari Ben Scallan që argumentonte se organizatat e financuara nga Soros po promovojnë politika censure të mendimit dhe fjalës së lirë në Irlandë e Skoci.

Lëvizja vjen si pjesë e përpjekjeve të Musk, që ai i ka quajtur konfrontim me kufizimin e vazhdueshëm të fjalës së lirë, veçanërisht në platformat online.

Ai i referohej etiketimeve të ekzagjeruara si “nxitje urrejtjeje” për komentet ndaj racave të ndryshme te njerëzve, kryesisht ndaj personave me origjinë afrikane, ose komenteve te pafavorshme ndaj personave LGBT, të cilat censurohen vazhdimisht nga rrjeti.

Musk ka bërë deklarata të ngjashme publike disa herë në mbrojtje të censurimit të diskutimit të lirë në rrjet. Megjithse ende nuk ka një padi konkrete për çështjen zotimi tij ka nxitur spekulime për betejën e mundshme ligjore dhe ato do të dalin në dritë prej saj.

Musk ka thënë se nuk trembet të përballet për të mbrojtur të drejtën themelore të shprehjes së lirë pa pasur frikë nga censurimi ose presione të tjerë që vijnë me të.

Ai gjithashtu ka bërë dhe më parë deklarata antagoniste ndaj George Soros, një figurë e njohur e stabilimentit amerikan që është shpesh objekt teorish konspirative për kontrollin botëror dhe influencimin e sjelljes së masave me fushatat liberale globaliste pro-LGBT dhe politikat pro-refugjatëve.

FOTO GALERI
1/3
Elon Musk

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA