Kryeministri Edi Rama ka publikuar bisedën që ka zhvilluar on line me gazetarin grek të “Ekathimerini”, i cili pak ditë më parë publikoi një artikull për kryebashkiakun e Himarës, Fredi Belerin, me titull: Lëreni të betohet.
Rama ka postuar mesazhin që i ka dërguar Pavlos Papadopoulos në “Whatsapp”. “Zgjohem në mëngjes dhe gjej mes disa mesazheve linkun e shkrimit Kathimerini ‘Lëreni të betohet’, autori Pavlos Papadopoulos. Nuk e njoh, gjej kontaktin e tij dhe i shkruaj“, tregon ai.
Mesazhi i kryeministrit Edi Rama: Nuk e njoh kërkoj kontaktin e tij dhe i shkruaj: Mirëmëngjes zotëri! Emri im është Edi Rama numrin tuaj e mora nga një mik grek pasi lexova që ju jeni kujdesur të shkruani rreth meje në prestigjozen Ekathimerini. Mendoja se nuk do të ishte një ide e keqe të komunikoja direkt me ju, shpresoj të mos jem gabim ashtu si unë shpresoj që ju nuk keni një problem krenarie që të ballafaqoheni me faktet që keni ekspozuar për të më leqendisur mua në publik pa u kujdesur hiq fare që të paktën të pyesni edhe për anën time të kësaj historie, dhe pastaj i gjykoni vetë faktet reale dhe ato të fabrikuara nga cila do anë. Do të isha i lumtur të flisja me ju nëse ju jeni gati që të më jepni mua të drejtën e replikës dhe të nderoni parimin themelor të një shtypi të lirë të pavarur dhe të paanshëm. Ndihuni i lirë të më shkruani nëse ju e pranoni këtë “sfidë” , ndërkohë që unë ju siguroj mirëkuptimin tim të plotë në rast se ju do ti shmangemi ballafaqimit me kundër argumentet e mia.
Ju uroj më të mirën për ju dhe familjen tuaj.
Sinqerisht Kryeministri i Shqipërisë.
Mesazhi i gazetarit grek Pavlos Papadopoulos: Mirmëngjes zoti kryeministër, është një surprizë, por akoma më shumë një nder që të marr një mesazh prej jush dhe do ta pranoja me kënaqësi të flisja me ju. Duke qenë se më jepet mundësia, do të shtoja se personalisht, e vlerësoj kontributin e madh për Greqinë të njerëzve nga Shqipëria në 30 vitet e fundit dhe njëkohësisht progresin që vendin juaj ka bërë.
Unë mbështes miqësinë dhe bashkëpunimin, por trajtimi i Belerit është i padrejtë dhe i pandershëm. Ai në radhë të parë u fut në një kurth nga autoritetet, akuza e dhënies së parave për 14 qytetarë është e pambështetur, madje është për të qeshur, ku janë provat? Ku janë fotografitë e komunikimeve që lidhen me këtë të ashtëquajtur korruptimi më tej, pasi ai u lidh kurthin e provave të parafabrikuara dhe u kap në kurthin e lehtë të normave, paragrafëve, teknikaliteteve dhe ngatërresave të sistemit të ri të drejtësisë në vendin tuaj.
Tani ju mund të më thoni me të drejtë që nuk mund të ndërhyni. I burgosur dhe duke pritur një gjyq deri në përjetësi, ai mund të humbasë lehtësisht të drejtën e të qenit kryetar bashkie. Unë jam më shumë se i lumtur që të flas me ju mbi çështjen Beleri. Gjithsesi, është shumë e pazakontë që një kryeministër të kontaktojë direkt një gazetar të huaj që nuk e ka njohur më parë, nga telefoni i tij te telefoni i këtij të fundit. Më lejoni të dyshoj se ju jeni vërtetë Edi Rama. Nëse jeni vërtet, atëherë unë e pranoj sfidën dhe jam i sigurt që ‘Ekathimerini’ të organizojë dhe të publikojë një intervistë me ju ku të gjitha argumentet tuaja të mbulohen plotësisht dhe lirisht për publikun grek. Prandaj, më e mira për ta garantuar këtë proces do të ishte që të vendosej një kontakt formal nga zyra e Kryeministrit, në mënyrë që pastaj të realizojmë intervistën. Ose mbase miku juaj grek që ju dha numrin, sikurse thatë, të mund të më telefonojë tani në moment. Më vjen keq për këtë rezervë, por jam i bindur që do të më mirëkuptimi.
Rama vendos t’i vërtetojë gazetarit autorësinë e mesazhit, përmes një videomesazhi, ndërsa Papadopoulos shprehet i habitur dhe i gatshëm për të realizuar intervistën.
Mesazhi i kryeministrit Edi Rama: Unë ju kuptoj plotësisht, dhe po pas asaj që ndodhi me disa njerëz përfshirë dhe George Bush-in që u fut në kurht nga rusët që luajtën ukrainasit duke i kërkuar solidaritet, keni të drejtë. Por mendoj se fytyra ime është më e mirë se telefonata e miqve të mi grekë ose kushdo që të ka telefonuar ty dhe po unë jam një person i pazakontë në zyrë. Unë thjesht dua të veproj drejtpërdrejt, nuk më pëlqen burokracia, nuk më pëlqejnë kanalet. Unë thjesht dua të përballem me njerëzit kushdo qofshin ata dhe të jap më të mirën time. Kështu që nëse kjo është e mjaftueshme për ju dhe nës eju nuk mendoni se jam një komedian nacionalisht shqiptar që luaj rolin e Kryeministrit të Shqipërisë më thuaj si do të vazhdojmë. Gjithë të mirat dhe mos harro: Mia fatsa, mia razza
Mesazhi i gazetarit grek Pavlos Papadopoulos: Zoti Kryeministër, ju jeni një zbulim i vërtetë për mua. Ky mesazh është më shumë se sa i mjaftueshëm për ta konfirmuar procesin. Tani me siguri mund ta realizojmë një intervistë. Është një nder i vërtetë për ne që ju na bu qasët për ta diskutuar këtë çështje gjerësisht.
Mesazhi i kryeministrit Edi Rama: Është gjë e mirë të jesh zbulim, sa për të filluar. Shumë mirë atëherë. Parapëlqeni të më dërgoni pyetjet, apo diçka tjetër.
Mesazhi i gazetarit grek Pavlos Papadopoulos: Që të jem i sinqertë, me një lider si ju, unë jam i tunduar të kërkoj një takim në ‘facetime’ dhe do të më pëlqente të vendosja një komunikim direkt me ju. Do t’ju kërkoja një ditë për të qenë plotësisht i përgatitur. Duhet të flas fillimisht me redaktorin.
Në fund, kryeministri njofton se intervista përmes “facetime” me gazetarin grek për çështjen “Beleri” do të publikohet të dielën.
Pasi Shqipëria mungoi në takimin me liderët e Ballkanit të Athinë, “Ekathimerini” publikoi një artikull që flet për mesazhin që Greqia donte t’i jepte vendit tonë. Athina është e shqetësuar se Fredi Beleri, greku etnik që u zgjodh kryetar i Bashkisë së Himarës në Shqipërinë e Jugut në zgjedhjet bashkiake të 14 majit (por nuk është lejuar të betohet pasi u arrestua për gjoja blerje votash dy ditë më parë), mund të humbasë vendin si pasojë e marifeteve të qeverisë së Edi Ramës në tre muajt e fundit, shkruan ndër të tjera në shkrimin e tij gazetarit Pavlos Papadopoulos.
Top Channel