Kultivim kanabisi në fshatrat e Matit, arrestohen 3 persona! Nën hetim kryetari i fshatit dhe një inspektor i shërbimit pyjor

24/08/2023 11:04

Tre persona ndërsa kryetari i fshatit Stojan në Mat dhe një inspektor i shërbimit pyjor kanë përfunduar nën hetim, pasi policia finalizoi dy operacione të goditjes së kultivimit të kanabisit. 

Kështu në fshatin Stojan ranë në pranga dy vëllezër me iniciale V. S. dhe P.S. Policia asgjësoi nëpërmjet djegies, 176 bimë narkotike cannabis sativa.

Ndërsa në fshatin Lundre, njësia administrative Stojan, Policia asgjësoi nëpërmjet djegies, 165 bimë të tjera kanabis. Autori i dyshuar, J. Gj., banues në fshatin Kokërdhok, u arrestua.

Gjithashtu për këto raste, kryetari i fshatit Stojan, 31-vjeçari Gj. B., dhe 63-vjeçari J. Gj., inspektor i shërbimit pyjor në këtë zonë, janë nën procedim penal në gjendje të lirë për shpërdorim detyre, për

Kjo ishte faza e gjashtë e operacionit policor të koduar “Kreshta të pastra”. Sipas policisë gjatë të gjitha fazave të këtij operacioni, janë asgjësuar 1801 bimë narkotike cannabis sativa, janë arrestuar 6 autorë të kultivimit të këtyre bimëve, janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, si dhe janë proceduar penalisht 4 persona, mes tyre kryetarë fshatrash dhe inspektor të shërbimit pyjor.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe strukturat hetimore të krimeve në volum në DVP Dibër, kanë vijuar kontrollet në çdo skaj të qarkut, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Kontrollet, me shërbime nga toka dhe me dronë, janë bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore. Si rezultat, është finalizuar faza e gjashtë e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”, në kuadër të së cilës u goditën 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, peracioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Policia e Dibrës ju bën thirrje kryetarëve të fshatrave, inspektorëve të shërbimit pyjor dhe të gjithë atyre që ligji i ngarkon me përgjegjësi, që të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit në kontrollin e territorit për goditjen e paligjshmërisë. Ndërkohë Policia fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmerisë, duke ju siguruar anonimatin dhe reagim të mënjehershëm e profesional.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA