6 turistë italianë u mbajtën të kyçur brenda apartamentit që kishin marrë me qira në Sarandë, pasi pronari kishte pretendime se ata i kishin dëmtuar disa pajisje.
59-vjeçari nga Kosova u konfliktua verbalisht me të rinjtë italianë dhe nuk lejonte tu hapte atyre derën pa e dëmshpërblyer.
Turistët njoftuan policinë e cila menjëherë mbërriti në vendngjarje dhe arrestoi 59 vjeçarin, i cili mohon akuzat duke treguar se ka dashur vetëm dëmshpërblim për dëmet por duke qënë se të rinjtë Italian kanë refuzuar ai ka mbyllur derën që të mund të sqarohej me ta.
Pavarësisht kësaj policia referoi materialet për veprën penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë” për 59 vjeccarin, i cili pas 2 ditësh do të dalë para togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë.
Top Channel