Fluksi i madh turistik sjell zhvillim ekonomik por ka edhe pasoja në mjedis.

Administrata e zonave të mbrojtura në Vlorë, diskutoi mbi potencialin e ekonomisë blu por dhe këto rreziqe, me partnerë të huaj në një tryezë të organizuar në bordin e një anijeje gjatë kohës që lundronte drejt Sazanit.

“Ne flasim për turizmin sot dhe po përballemi me këtë fluks dhe këto numra të shtar që janë me të vërtetë shumë të dashur për ne por që sjellin pasoja, problematika e nevoja për strategji të reja për trajtimin e tyre”- shprehet kreu i agjencisë kombëtare të zonave të mbrojtura,

Drejtori i administratës së zonave të mbrojtura në vlorë Nexhip Hysolako prezantoi edhe një shteg të ri për turistët në sazan.

“Është një shteg i një rëndësisë shumë të veçantë pasi kryhet nga të gjithë ka një distancë shumë të shkurtër, nuk ka nevojë për guidë dhe për një orë mund të eksplorohet nga çdo turist”- tha Nexhip Hysolako, kreu i ADMZ, Vlorë.

Potenciali  që ofrojnë zonat e mbrojtura detare për zhvillimin e ekonomisë blu si në të gjithë basenin e Mesdheut edhe në shqipëri po kontribuon  në punësim, rritjen e kapaciteteve profesionale.

Por janë të famshme destinacionet e mëdha turistike botërore që kufizojnë herë pas here turistët për të ruajtur mjedisin, ndaj dhe vendi ynë përballë një fluksi të paimagjinuar këtë vit po punohet pwr strategjitë e përballjes dhe me pasoja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA