Detaje të reja dalin në dritë për aksidentin tragjik të ndodhur në orët e para të së enjtes.

Dy të rinjtë italianë Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 32 vjeç që humbën jetën në një aksident rrugor mësohet se po ktheheshin në shtëpinë e marrë me qira në jug të vendit, pasi kishin festuar ditëlindjen e 32-vjeçarit Tizzano.

Motocikleta me të cilën udhëtonin dy turistët italianë u përplas ballë për ballë me një mjet tip Mercedez që drejtohej nga një 17 vjeçar nga Saranda i cili e drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Policia tha se mjetet që udhëtonin në kahe të kundërta sipas hetimit paraprak të dy ishin jashtë korsive të tyre sepse përplasja ka ndodhur në mes të rrugës ndërsa dyshohet se motoçikleta ishte me shpejtësi shumë të lartë e përtej normave të lejuara.

Menjëherë pas aksidentit ka reaguar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, që ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm, për të hetuar të gjithë zinxhirin komandues të policisë rrugore në Vlorë për mospërmbushje të procedurave e standarde të punës, në lidhje me marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë sezonit turistik.

Ndërkohë, është pezulluar nga detyra Shefi i Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA