Sot është zhvilluar mbledhja e qeverisë, ku një nga vendimet e marra është krijimi i nuklave nëpër ministritë që do kenë nevojë.

Sipas ministres Balluku, personat që do përzgjidhen për të punuar në administratë do kenë paga tepër të larta.

“Krijimi i nuklave te inovacionit ka qenë një kërkesë e kryeministrit, e lindur kjo edhe për shkak të  zhvillimeve që ndodhin në republikën e Shqipërisë duke nisur nga dixhitalizimi i të gjithave shërbimeve numri i të cilave vazhdon të shtohet dita ditës, që qytetarët tashmë e kanë të prekshme këtë dixhitalizim në të cilën nga fushat që ata kërkojnë, nga sektorët që ata kërkojë në të marrin shërbim.

Nga ana tjetër duhet përmendur se Shqipëria operon me teknologji moderne, siç është rasti i satelitëve të cilët pavarësisht se u përfolën shumë në fillimin e lançimit të këtij projekti gjigant, sot ne kemi rezultate të prekshme të cilat i kemi paraqitur edhe para publikut dhe po përdoren për arsye mjaft të mira përsa i përket pjesës së emergjencave civile por edhe në sektorët e zhvillimor siç është bujqësia, apo dhe turizimi dhe mjedisi.

Duke pasur të gjitha këto zhvillimet e reja teknologjike duke patur dëshirën e madhe që ndjekim edhe ato zhvillime të cilat tregu i teknologjisë, sot i ka të disponueshme siç është edhe inteligjenca artificiale, ne na ka lindur nevoja që brenda ministrive tona të kemi nukla inovacioni. Ato nukla të cilat do i propozojnë ministrit, do i propozojnë trupës së administratës të çdo ministrie projekte të reja.

Projekte inovatore dhe projekte të cilat mund të bashkërendojnë punën e ministrive. Për të pasur nukla sa më efikase ne do na duhet që të dalim në tregun shqiptar për të përthithur sa më shumë njerëz të cilët janë të dhënë dhe kanë pasion ndaj inovacionit. Dhe për këtë arsye për të qenë konkurrues, duke ditur mirë që sot pagat tregu ka, janë paga të larta përsa i përket të gjithë atyre njerëzve që janë të përgatitur, e kanë formim i cili do i përgjigjet kërkesave të nuklave dhe informacionit dhe të inovacionit.

Sigurisht kemi vendosur që të aplikojmë ashtu siç kemi bërë edhe me disa kategori të punonjësve të administratës, edhe këtë herë, kemi vendosur që ata të paguhen me me paga më të larta sesa sektorët e tjerë pikërisht për të përthithur trurin më të mirë që ka tregu shqiptar, por pse jo dhe diaspora.   Ne do të kemi mundësi që brenda vjeshtës, këto nukla ti kemi të disponueshme para secilës ministri e cila do të ketë nevojë për t’i përdorur”, është shprehur Balluku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA