12-vjeçari sulmohet nga qentë në Delvinë, dërgohet me plagë të rënda në spital
24/08/2023 22:34
Një fëmijë 12 vjeç është sjellë nga familjarët në spitalin e Sarandës rreth orës 21:00 me plagë serioze në pjesë të ndryshme të trupit.
Fëmija sipas dëshmisë së familjarëve është sulmuar nga disa qen stani në fshatin Rusan të Delvinës. Sulmi ka ndodhur pranë një stani bagëtish të imëta.
Mjeku i urgjencës në spitalin e Sarandës ka konfirmuar se i mituri është dëmtuar seriozisht dhe se ka plagë e të çara serioze nga koka tek këmbët, shkaktuar nga 6 qen që mbarështohen për mbrojtjen në stan. Sipas tij fëmija ka qenë i vetëm në momentin e sulmit dhe është pikasur me shumë vonesë nga familjarët e për pasojë nuk ka marrë dot ndihmë në kohë, gjykuar kjo nga dëmtimet e shumta në trup.
Top Channel