Tentoi të vriste me armë zjarri një 41-vjeçar dhe kërcënoi djalin e tij, vihet në pranga 23-vjeçari i shpallur në kërkim

23/08/2023 10:27

Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e një 23-vjeçari dhe ndjekjen penale të vëllait të tij, pasi tentuan të vrisnin armë zjarri një 41-vjeçar dhe kërcënuan djalin e këtij shtetasi, për shkak të një konflikti ndërmjet tyre, të ndodhur më datë 10.08.2023.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Korçë dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim për një konflikt të ndodhur më datë 10.08.2023, në lagjen nr. 17, Korçë, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Për këtë rast u vu në pranga shtetasi M. D., 23 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për vëllanë e tij, shtetasin Dh. D., 20 vjeç, të dy banues në Korçë.

Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se shtetasi M. D., në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe me shtetasin M. S. (i arrestuar nga Policia, më datë 11.08.2023), kanë kanosur shtetasit F. R., 41 vjeç dhe F. R., 22 vjeç (babai dhe djali), për shkak të një konflikti ndërmjet tyre. Gjithashtu, dyshohet se gjatë këtij konflikti, shtetasi i vënë në pranga, M. D. ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të 41-vjeçarit. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA