Një 21-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga ditën e sotme në Portin e Durrësit, pasi tentoi të të trafikonte drejt Francës, një armë zjarri pistoletë.

Valmir Ademi, rezident në Francë mbante në makinë të fshehur armën e zjarrit me dy krehra.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në vijë të dytë, në automjetin tip “Fiat 500” që drejtonte 21-vjeçari, Policia gjeti të fshehur një armë zjarri pistoletë dhe 2 krehra të saj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA