Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë
Para luftës, shumë njerëz jashtë Rusisë nuk kishin dëgjuar kurrë për Yevgeny Prigozhin. Mirëpo, që kur Vladimir Putin filloi pushtimin e tij në Ukrainë, emri i Prigozhin është bërë tituj në mediet ndërkombëtare në mbarë botën.
Nga një ish-shitës i hot dogëve në treg, 62-vjeçari u bë përfundimisht kreu i grupit mercenar Wagner, i cili luajti një rol jetik për Rusinë në marrjen e qytetit lindor të Bakhmut.
Si një ish i dënuar që e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij të re pas hekurave, Prigozhin u ngrit shumë për t’u afruar me presidentin rus, duke fituar pseudonimin “kuzhinieri i Putinit” për shkak të biznesit të tij të hotelierisë që ishte i lidhur me Kremlinin.
Shefi i Wagner u burgos për 12 vjet, në moshën 20, në 1981 pasi u dënua për grabitje dhe mashtrim, por u fal në 1988 dhe u lirua në 1990.
Prigozhin më vonë themeloi, ose u përfshi në shumë biznese të reja dhe në vitet 2000, ai u afrua më shumë me Putin. Kompanitë e tij fituan kontrata fitimprurëse qeveritare, duke përfshirë sigurimin e drekës në shkolla. Vetëm në marrëveshjen e bërë për Moskën, kompania e Prigozhin “Concord” fitoi miliona dollarë.
Nuk dihet shumë për formimin e Grupit Wagner dhe roli i Prigozhin u mbajt një sekret shtetëror për shumë vite. Grupi u njoh zyrtarisht për herë të parë nga Putin vitin e kaluar pas pushtimit të Bakhmutit.
Mirëpo, në qershor të këtij viti, Priogozhin doli në anën e gabuar të zotit Putin duke nisur një rebelim të armatosur në Moskë, dhe bërë thirrje që forcat e larta ushtarake të vendit të largoheshin për shkak të trajtimit të luftës.
Ai udhëhoqi luftëtarët e tij në një marshim nëpër kryeqytet, duke marrë nën kontroll një ndërtesë të përdorur për operacionet në Ukrainë. Rebelimi u ndal shpejt pasi presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ndërmjetësoi një marrëveshje midis tij dhe Vladimir Putinit, e cila rezultoi në internimin e Prigozhin në Bjellorusi.
Që atëherë, ai është parë vetëm disa herë publikisht.
Top Channel