India ka shkruar sot në kapitull të ri në historinë e eksplorimit hapësinore!

Vetëm pak ditë pasi Rusia dështoi keqas në përpjekjet për të ulur sondën e saj në polin jugor të Hënës, anija kozmike indiane Chandrayaan-3 arriti ta realizonte diçka të tillë.

Përpjekja e saj për një udhëtim drejt satelitit të vetëm natyror të Tokës shihet si një moment historik për vendin tashmë më të populluar të globit, që ka synuar prej kohësh t`i afrohet fuqive tradicionale hapësinore. Hindustan Times e quajti këtë “Dita D për Misionin e Hënës”. Një tentativë e mëparshme e Indisë për të bërë diçka të ngjashme në vitin 2019, kishte dështuar.

Por fakti që misioni i parë i Rusisë në Hënë në pothuajse 50 vjet nuk solli së fundi veçse rrëzimin e sondës së saj, nuk e dekurajoi këtë vend, që u shfaq i bindur se pjesa e fundit e udhëtimit të anijes së tij hapësinore do të kishte sukses.

Organizata Indiane e Kërkimeve Hapësinore (ISRO) kishte bërë disa korrigjime pas dështimit të katër viteve më parë, kur shkencëtarët humbën kontaktin me anijen kozmike disa momente para uljes së planifikuar. Misioni u nis gati gjashtë javë më parë para mijëra spektatorëve, por për shkak të raketave më pak të fuqishme se ato të SHBA-së, kësaj anije kozmike iu desh shumë më shumë kohë për të arritur në Hënë sesa atyre të misioneve Apollo të viteve 1960 dhe 1970, të cilat mbërritën brenda pak ditësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA