Imazhet tregojnë pasojat e zjarreve në veriperëndim të Turqisë që sollën mbylljen e Dardaneleve (fotot)

23/08/2023 19:37

Imazhe të avionëve të zjarrfikësve tregonin sot zonat e djegura pyjore pranë qytetit turistik turk Canakale, në veriperëndim të vendit.

Zjarret ishin shkaku i mbylljes për ditën e dytë të ngushticës turke të Dardaneleve në detin Marmara, teksa autoritetet thonin se zona duhet të përdorej për mbushjen e mjeteve ajrore zjarrfikëse me ujë.

Zyrtarët shtojnë se kanë berë progres me zjarret e shfaqura dy ditë më parë, që kanë mbushur me re të zeza rezortet turistike të qytetit.

“Sot kemi avancuar në krahasim me dje,” tha ministri turk i bujqësisë e pyjeve Ibrahim Yumakli.

“Shokët tanë kanë ndaluar avancimin e flakëve dhe meqënëse nuk ka erë duhet të kemi avancime nga pasditja.

Disa dhjetra njerëz kishin marrë ndihmë të lehtë mjekësore për thithje të tymit, ndërsa rreth 1000 ishin evakuar nga zona.

Ngushtica e Dardaneleve që lidh detin Egje me atë Marmara dhe është një destinacion i njohur turistik me rrënoja të lashta.

Turqia është goditur rëndë nga zjarret pyjore në zonat e saj jugore e perëndimore prej vitit 2021.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA