Foto Ilustruese

Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë në bjeshkët e Gramës, pasi është goditur nga rrufeja.

I moshuari R.K., rreth 70 vjeç po kulloste bagëtitë, kur u godit nga rrufeja rreth orës 15:30.

“Rreth orës 15:30, në bjeshkët e Gramës në Dibër, shtetasi R.K., rreth 70 vjeç, duke kullotur bagëtitë, dyshohet se është goditur nga shkarkesa elektrike (rrufe) dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Sipas policisë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA