Ushtria greke ka gjetur një opsion i cili mundëson shuarjen e flakëve në mënyrë efektive, në territore shumë të vështira.
Sipas gazetarit të Top Channel, Artur Bibe i cili po raporton drejtpërsërdrejti nga zjarret, bëhet fjalë për një tank i cili është përshtatur si zjarrfikëse.
“Forcat e ushtrisë kanë sjellë një tank i përshtatur në zjarrfikëse i cili është furnizuar me ujë. Është një nga gjetjet e ushtrisë të cilën e kanë përshtatur për si mjet zjarrfikës. Ai përdoret në zonat ku nuk mund të hyjë zjarrfikset normale”, është shprehur Bibe.
Gazetari Biba gjithashtu ka raportuar edhe para një shtëpie tjetër e cila është e shkrumbuar plotësisht nga zjarri.
“Një tjetër banesë tërësisht e shkatërruar, një prej qindra të shkatërruarave në zonën e Menidhit. Siç e shihni në pamjet tona, flakët nuk kanë kursyer asnjë gjë, e kanë shkatërruar totalisht banesën, dëme katastrofike, dëme miliarda euro duhet të jenë këto, por mbi gjithçka është jeta e shkatërruar e njerëzve që humbën gjithçka këtu brenda”, shprehet Bibe.
Top Channel