Çfarë përfiton Putin nga eleminimi i Prigozhin?

23/08/2023 20:59

Pas rrëzimit të avionit që thuhet se ka vrarë Yevgeny Prigozhin, detajet e incidentit që u mori jetën 10 personave, nuk janë ende të qarta.

Ish-diplomati rus Boris Bondarev ka thënë për Sky News se që kur shefi i Wagner filloi një rebelim të armatosur dhe e bëri presidentin rus “të dukej i dobët”, një përgjigje e këtij lloji nga Vladimir Putin është “parashikuar nga shumë ekspertë”.

Putini duhej t’i përgjigjej në mënyrë agresive në mënyrë që të ruante kontrollin e tij në pushtet.

Ai u soll gjatë dhe pas kryengritjes si një lider i dobët, më i dobët se sa duhej, dhe kështu mendoj se nëse Prigozhin ka vdekur deri tani, do të përfitojë vetëm Putini. Kjo do të tregojë se ai është ende i fortë dhe komandon me autoritet të lartë, kështu çdo përpjekje kundër tij do të ndëshkohet në një mënyrë ose në një tjetër.

Nuk ka rëndësi nëse Putini qëndron drejtpërdrejt pas këtij aksidenti ajror, por ai do ta interpretojë atë në këtë mënyrë”- tha i sh-diplomati rus.

Bondarev thekson se media shtetërore ruse do të lëshojë vetëm informacione që i përshtaten Kremlinit, kështu që nëse e konsiderojnë të dobishme mund të tregojnë trupin e Prigozhinit. Ose mediat do të thonë se nuk mund të identifikohet, gjë që Bondarev e konsideron si hapësirë ​​për disa “spekulime”.

Ndërkohë që lajmet për rrëzimin e avionit dhe një eleminim të mundshëm të shefit të Wagner bëjnë xhiron e botës, udhëheqësi rus Vladimir Putin është parë të jetë në një koncert që i kushtohet 80-vjetorit të fitores së trupave sovjetike në Betejën e Kurskut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA