Amerikania kërcënon të qëllojë me armë në fytyrë Donald Trump, të birin Barron, policia e ndalon (fotot)

23/08/2023 21:18

Një grua nga Chicago ka shkruar në disa email-e se kërkon të qëllojë ish-presidentin Donald Trump dhe të birin Barron “direkt në fytyrë” teksa tashmë përballet me akuza federale kriminale, njoftojnë autoritetet.

Tracy Fiorenza, 41 vjeçe — e cila mbante sot një bluzë me imazh kafke në paraqitjen e parë në gjykatë — kishte bërë kërcënimet e kobshme në letrën dërguar mësueses së 17-vjeçarit Barron në Palm Beach, Florida, në maj e qershor.

“Unë të them që do të qëlloj Donald Trump dhe të birin Barron Trump, direkt në fytyrë, në mundësinë e parë që do të kem!” kishte shkruar Fiorenza në email-in e 21 majit — i cili qe ndjekur nga një tjetër më 5 qershor ku ajo deklaronte sërisht se do të fuste “një plumb në kokën Barron, dhe ndaj të të atit”, për vetëmbrojtje.

Autoritetet kishin kontaktuar me Fiorenza po atë muaj dhe kur u konfrontua me email-et ajo pranoi se ishte autorja.

Shpejt ajo u arrestua me akuza kërcënimi vrasjeje ose plagosjeje, të cilat mund të marrin dënim deri në pesë vjet burg.

Prokurorët kanë kërkuar paraburgimin e saj deri në gjykimin kriminal.

Arrestimi vjen në një kohë tensionesh në SHBA, teksa kandidati presidencial republikan Trump, përballet me disa akuza kur zgjedhjet e reja janë vetëm një vit larg.

Më 9 gusht FBI qëlloi për vdekje Craig Robertson ne shtëpinë e tij, 75-vjecar i armatosur teksa oficeret kërkonin të kryenin një kontroll në shtëpinë e tij.

Ai kishte bërë kërcënime vrasjeje ndaj Presidentit Biden, zëvendëses së tij Kamala Harris dhe prokurorit të Manhattan, Alvin Bragg.

FOTO GALERI
3/5
Autoritetet kishin kontaktuar me Fiorenza po atë muaj dhe kur u konfrontua me email-et ajo pranoi se ishte autorja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA