Automjetet ushtarake u zunë sot në një pritë të paprovokuar, para se një betejë intensive me armë zjarri të ndodhte në rajonin e Vaziristanit verior, njoftonte ushtria e Pakistanit.
Ata shtonin se gjashtë ushtarë të Pakistanit kanë humbur jetën në përplasje me militantë Talibanë pranë kufirit me Afganistanin, teksa sipas tyre katër luftëtarë të armatosur të grupit sulmues gjithashtu u vranë.
“Më 22 gusht 2023, një shkëmbim zjarri ndodhi mes trupave tona dhe terroristëve në zonën e hapur të Asman Manza, Zona e Vaziristanit të Jugut,” njoftonte rrjeti mediatik i ushtrisë së vendit në një deklaratë sot.
Aty konfirmohej gjithashtu se “gjashtë ushtarë të guximshëm pasi luftuan pa u trembur, u martirizuan pas këmbimit të rëndë të zjarrit”, ndërsa shtohej se “katër terroristë u dërguan në ferr, dhe dy terroristë u plagosën”.
Grupi Taliban i Pakistanit, i njohur ndryshe si Tehreek-e-Taliban Pakistan, raportohet se ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se luftëtarët e tij zunë në pritë dy automjete ushtarake.
Ish-ministri i mbrojtjes së Pakistanit, Brigadier Saad Muhammad, tha se i dërguari i mbrojtjes në Afganistan, Asif Durrani, ka vizituar Kabulin muajin e shkuar për të ngritur shqetësimet e Islamabad për sulmet ndërkufitare.
Nuk është i qartë motivimi i sulmeve por Muhamad shtonte se talibanët afganë duhet të kontrollojnë militantët e tyre në kufi dhe se zyrtarët u kishin dhënë kohë për këtë deri në fund të vitit.
Top Channel