Pas seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës, LDK paraqet dokumentin me 15 firmat e deputetëve të saj për Vjosa Osmanin Gazetari Artur Bibe ndodhet në Filis, në periferi të Athinës ku zjarri i madh ka dalë jashtë kontrollit.
Siç duket edhe nga pamjet, vendi është i mbuluar nga tymi ndërsa shumë shtëpi po digjen. Në një banesë të vogël, ndodhen dy kuaj, të cilët refuzojnë të largohen.
Autoritet greke janë duke evakuuar banorët, ndërsa helikopterët po përpiqen të shuajnë zjarrin me përmasa gjigante. Temperaturat e larta dhe era e fortë jo vetëm që vështirësojnë procesin por edhe përhapin edhe më shumë flakët.
Një zonë e mbrojtur në Fili është përfshirë nga flakët dhe një manastir gjithashtu.
Gazetari ka pësuar edhe një incident ku një shkëndijë zjarri ka rënë mbi shpinën e tij, dhe një zjarrfikës grek i ka dhënë ndihmën e parë.
Top Channel