Flakët e ferrit u morën jetën! Mjeku zbulon detaje nga tragjedia në Greqi: Dy mes 18 emigrantëve të djegur janë fëmijë

22/08/2023 19:43

Dy fëmijë ishin mes 18 personave të djegur nga zjarri në pyll në verilindje të Greqisë.

Pavlos Pavlidis, mjek në qytetin e Alexandroupoli dhe njëherazi një ndër ekspertët që kreu inspektimin fillestar në jug të fshatit Avantas – vend ku u gjetën mbetjet trupore të viktimave të djegura – ka zbuluar detaje nga tragjedia.

“Ishin gjithsej 18 trupa të djegur, të gjithë meshkuj dhe dy prej tyre ishin fëmijë. Ata u gjetën të gjithë në grupe prej dy ose tre personash në një distancë prej 500 metrash, me sa duket duke u përpjekur të arratiseshin, dhe disa prej tyre u dogjën në një barakë”- tha ai.

18 trupat u gjetën në një zonë rurale në Evros, ku zjarret po digjen jashtë kontrollit për të katërtën ditë radhazi. Të vdekurit ishin emigrantë, sipas ministrit të Migracionit Dimitris Keridis.

Pavlidis shtoi se trupat do të dërgohen në spital të mërkurën për ekzaminim nga mjekët ligjor. Ai nuk ishte në gjendje të konfirmonte raportimet se tetë trupa të tjerë u gjetën të djegur në një vend tjetër.

Rajoni i Evros është një rrugë tepër e përdorur për emigrantët që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Azia, duke kaluar lumin nga Turqia për në Bashkimin Evropian. Autoritetet kanë raportuar një rritje në kalimeve këtë muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA