Një zonë e mbrojtur në Fili të Greqisë është përfshirë nga flakët, ndërsa gazetari i Top Channel Artur Bibe ka rrezikuar jetën mes flakëve për të sjellë pamje të kësaj ngjarje.

Siç duket në videon e siguruar nga vetë gazetari Bibe, punonjësit e manastirit si dhe punonjësit e policisë kanë mundur të shpëtojnë vetëm ikonat, si objektet më të shtrenjta të këtij manastiri.

Gjithashtu një sipërfaqe e madhe me shtëpi e bimë është përfshirë nga flakët gjigande, ndërsa zjarri po i afrohet një manastiri pranë zonës.

“Është momenti që sapo policia ka zbrazur këtë Manastir këtu, i fundit që u largua ishte një punonjës i këtij manastiri dhe mori ikonën me vete në shenjë për të shpëtuar gjënë më të shtrenjtë të këtij Manastiri. Situata është e tmerrshme flakët janë shumë të mëdha, janë djegur disa banesa, shpresojmë që të paktën Manastiri të shpëtojë. Këtu po rrezikojmë të gjithë për të treguar nga afër pamjen, shkatërrimin e këtij parku natyror të kësaj bukurie natyrore”- shprehet gazetari.

Top Channel