Dy persona janë nën hetim në Dibër, pasi u kapën në flagrancë me kanabis të ndarë në disa doza të gatshme për shitje, ndërsa organizatori i tyre u arrestua.
27-vjeçari A. K., banues në fshatin Kastriot është arrestuar, ndërsa vëllai i tij 21-vjeçari K. K., dhe 31-vjeçari E. L., janë nën procedim penal në gjendje të lirë.
Doza e kanabisit, e gjetur në makinën që po qarkullonin është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.
“Në vijim të patrullimeve të kryera në të gjithë territorin e qarkut, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, nga disa shtetas”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel