Është publikuar momenti i aksidentit të mëngjesit të sotëm në Liqenin e Tiranës.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka ndarë videon e kapur nga kamerat e sigurisë, ku duket që makina me shpejtësi skëterrë fluturon mbi kodrën e Liqenit dhe përfundon pranë digës.
Veliaj shkruan krah pamjeve se ky aksident ka rrezikuar jetën e qytetarëve dhe që po mblidhen prova që shoferi i cili është në kërkim të marrë dënim maksimal.
🚨 Tani çdo gje eshte kthyer ne normalitet, por shpejtesia sketerre e shoferit (jo e makines – se makina s’ka vendimarrje ne cmenduri) qe perfundoi mbi digen e Liqenit, rrezikon qytetaret por dhe vete te lojturin qe vec bordura e shpetoi nga mbytja ne Liqen! ⚠️
🚔 Bashke me… pic.twitter.com/hVLx9j8ZR2
— Erion Veliaj #ECS2023 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) August 22, 2023
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm ku një automjet i tipit “X6” që drejtohej nga Eldi Alushi ka përfunduar pranë digës së liqenit. Drejtuesi i mjetit pa targa ka braktsur makinën dhe është larguar në drejtim të paditur. Dyshohet se në momentin e aksidentit drejtuesi ishte nën ndikimin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.
Top Channel