Gjashtë persona ranë në pranga në Tiranë pasi vinin baste sportive nëpërmjet celularëve.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. Sh., 19 vjeç, E. A., 36 vjeç, E. I., 33 vjeç, A. Gj., 18 vjeç, I. N., 50 vjeç dhe S. Sh., 57 vjeç, banues në Tiranë.

Aparatet celulare që këta shtetas përdornin për vënien e basteve sportive, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë intensifikuar kontrollet dhe gjatë tyre kanë evidentuar dhe goditur 6 raste të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare“, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA