Qendra shëndetësore verore Darëzezë ka regjistruar në këtë sezon, me qindra raste të pushuesve me probleme shëndetësore.

Pickimet nga peshku harabel dhe insektet, dehidratimi dhe alergjitë, përbëjnë rastet më të shpeshta të pushuesve vendas e të huaj, që frekuentojnë vijën bregdetare të Darëzezës në Fier, ndërsa gjatë fundjavës numri i pacientëve është edhe më i lartë duke arritur deri në 30 vizita ditore.

Infermieret e qendrës shëndetësore thonë se rastet më të shumta të kërkesave për ndihmë janë prej pickimit nga një peshk.

Plazhi ranor i vijës bregdetare të Fierit ka bërë që të mos mungojnë edhe rastet e infarkteve, ku ditën e djeshme humbi jetën një 55-vjeçar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA