Një 65-vjecar është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 5-vjecare.

Ngjarja e rëndë është denoncuar në polici nga vajza, tashmë 14-vjeçare dhe nëna e saj.

Sipas dëshmisë së të miturës, në vitin 2015 teksa ndodhej në shtëpinë e gjyshërve, fqinji, në atë kohë rreth 56 vjec ka abuzuar seksualisht me te.

Policia ka vënë në pranga 65-vjeçarin ndërsa ka nisur verifikimet për aktin e rëndë.

14-vjaçarja do ti nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të vërtetuar ngjarjen.

Sipas dëshmisë së nënës së vajzës, vetëm tani pas 9 vitesh 14-vjeçarja ka treguar abuzimin që ka pësuar.

Në trondithe psikologjike e mitura po merret në pyetje në prani të psikologëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA