![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/65465656565-442x249.jpg)
Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, ndërsa një 15-vjeçar është vënë nën hetim, pasi ndezën zjarr në malin Partizan dhe për pasojë dëmtuan bimësinë dhe shkaktuan ndotje të mjedisit.
Ditën e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një zjarr në malin Partizan, shërbimet e Policisë së Beratit kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të kryer veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Dy djemtë kanë shkuar me motor në vendngjarje dhe janë larguar po me këtë mjet.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua shtetasi S. Ç. dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për një 15-vjeçar, të dy banues në Dimal, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Top Channel