Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se procesi i zgjedhjeve në veri do të vendoset në ditët në vijim dhe se udhëzimi administrativ që mundëson peticion për largimin e kryetarëve të komunave do të jetë gati në fund të muajit.

Ai nuk dha detaje në lidhje me punën e grupit punës për hartimin e udhëzimit administrativ që mundëson nisjen e peticionit të qytetarëve për largimin e kryetarëve, veçse tha se deri më tani janë mbajtur dy takime.

I pyetur se cilat janë hapat që do të ndërmarrin për zgjedhjet në veri, Krasniqi u shpreh se ky proces do të determinohet ditëve në vijim.

Këto deklarata ministri Krasniqi i bëri pas takimit me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini dhe vizitës ne fillimin e punimeve në segmentin rrugor “Ura e Tabakut” deri tek “Ura e Ahmet Efendisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA