Konflikt për pronat në Vishnje/ 65-vjeçari kallëzim në Prokurori: Ndihem i kërcënuar
21/08/2023 22:50
Një 65-vjeçar është paraqitur i shqetësuar në Komisariatin Nr. 6, në Tiranë, duke pretenduar se i rrezikohej jeta për shkak të një konflikti pronësie.
Bëhet fjalë për një pronë të ndodhur në fshatin Vishnje. I moshuari me inicialet F.B. vendosi kallëzimin e shtetasit E. D., pasi ndihet i kërcënuar prej tij.
Pas depozitimit të kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në komisariat shtetasin E. D.. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Top Channel