Një 63 vjeçar në Vlorë pronar i një agjencie turistike i identifikuar si Nadir Gjata ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të hëne në rrethana ende të paqarta.
Ai ka dalë nga porti rreth orës 4 të mëngjesit dhe në vendin e quajtur kapelja në lagjen 28 nëntori është përfshirë në një aksident ku ka mbetur i vdekur.
Policia ka dyshime se për arsye shëndetësore 63 vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Ford Fiesta”, për pasojë automjeti i tij ka përplasur një taksi të parkuar duke dëmtuar dhe 2 mjete të tjera të parkuara.
Por familjarët e Nadir gjatës kanë dyshime se vdekja nuk është aksidentale. Nisur nga mungesa e çantës së dorës së viktimës ata dyshojnë se ai është aksidentuar dhe grabitur.
Nga ana tjetër policia ka thirrur në komisariat dëshmitarët që i dhanë ndihmën e parë pas aksidentit 63 vjeçarit dhe po këqyr pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.
Trupi i pajetë u transportua në morg, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës. Nga këqyrja paraprake e trupit, eksperti mjekoligjor nuk ka konstatuar shenja dhune.
Top Channel